Valverde: Rikthimi i Neymar? Jam i lodhur

19:21 | 30 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se është i lodhur nga spekulimet në lidhje me rikthimin e Neymar në klub.

Kjo vjen pas një numri të madh spekulimesh se braziliani do të kthehet në Camo Nou nga Paris Saint Germain, por vetëm disa ditë para mbylljes së merkatos, trajneri ka thënë se është i lodhur nga këto raporte, transmeton portali arbresh.info.

“Jam duke shikuar përpara në fund të merkatos dhe pushimeve”, u ka thënë Valverde sot (e premte) gazetarëve.

“Nga shkalla prej 1 deri në 10 në lidhje me Neymar, unë jam i lodhur në 9.5!”

Braziliani është përfolur shumë për rikthim në Barcelonë këtë verë ndërkohë që largimi nga kampioni i Francës dukej me gjasë se do të ndodhë.

Ish sulmuesi i Santos u largua nga Camp Nou për transferim në Paris në verën e vitit 2017 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por raportet vazhdojnë të sugjerojnë se ai ende ka mundësi të largohet nga skuadra franceze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme