Google ADS

Valverde refuzon t’i komentojë fjalët e Rakiticit

09:36 | 14 Nëntor 2019
Arbresh.info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk pranoi të futej në debatin rreth Ivan Rakitic, pas komenteve të kroatit në lidhje me mungesën e tij për të luajtur kohë në klub.

Rakitic kishte qenë titullar i rregullt për katër vitet e para në Camp Nou, por pasi ishte i përfshirë në negociatat për Neymarin, ai e ka gjetur rregullisht veten në pankinë.

Situatë e krijuar këtë sezon ka bërë që ylli kroat të deklarohet se nuk është i lumtur duke shtuar se Barcelona ia ka hequr topin nga këmbët, por Valverde ka refuzuar t’i komentoj fjalët e lojtarit.

“Nuk kam asgjë për të thënë me komentet e Ivanit”, ka thënë fillimisht Valverde pas fitores 2-0 të Barcelonës në një miqësore kundër Kartagjenas.

31-vjeçari nuk u paraqit në këtë ndeshje, pasi së pari ishte thirrur nga Kroacia para se të tërhiqej pas një shqetësimi në tendinin e Akilit.

“Ne mendojmë se është thjesht një bezdi dhe shpresojmë se ai mund të jetë me ne për ndeshjen tjetër”, përfundoi trajneri spanjoll shkruan Telegrafi

Arsyeja që Barcelona luajti një miqësore kundër Kartagjenas është sepse ata po kërkojnë të ndihmojnë në mbledhjen e fondeve për viktimat e shirave të mëdha që prekën rajonin e Murcias shtatorin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme