Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Real Madrid është favorit për të fituar La Ligan këtë sezon.
Valverde gjatë kohës kur ishte në krye të klubit katalunas fitoi Liga Ligan dhe para se të shkarkohej ishte në krye të tabelës, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, trajneri i ri Quique Setien u mposhtë nga Valencia, gjë që i dha mundësi “Los Blancos” të jenë tri pikë përpara.
I pyetur se kush do ta fitojë titullin e La Ligas këtë sezon, tekniku spanjoll tha se Reali është më i fokusuar.
“Madrid janë të fortë dhe shumë të fokusuar në titullin e ligës”, deklaroi Valverde për Cadena Cope.
Real Madrid momentalisht ka 52 pikë, tri më shumë se Barcelona që renditët në pozitën e dytë./arbresh.info.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë