Google ADS

Valverde: Rakitic? Barcelona nuk shet lojtarët më të mirë për biznes

19:18 | 24 Gusht 2018
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se Ivan Rakitic është një lojtar kryesor i tyre dhe ata nuk janë një pjesë e klubeve që shesin lojtarët e tillë për të siguruar të holla financiare.

Reprezentuesi kroat është përfolur së fundmi shumë për transferim në Paris Saint Germain, por gjiganti katalunas ka qenë i vendosur se ata nuk do të lejojnë atë të largohet për një shumë më të vogël se klauzola e blerjes, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është një lojtar kryesor për ne dhe unë llogaris në të për shkak të asaj që ai bënë për ne, rëndësia që kishte në skuadër sezonin e kaluar ishte e qartë”, ka thënë Valverde.

“Shpresoj që të qëndrojë këtu. Dua të kem lojtarët më të mirë këtu dhe ai është njëri prej tyre. Ai e di se si ne luajmë, ai është i integruar në skuadër dhe klub. Ne nuk jemi këtu për të fituar të holla nga një lojtar, ne synojmë të fitojmë dhe të bëjmë dhomën e trofeve më të madhe”

Valladolidi është rivali i Barcelonës në ndeshjen e së shtunës këtë vikend./arbresh.info/

Të ngjashme