Ernesto Valverde do të rikthehet për të stërvitur një skuadër futbolli.
Trajneri spanjoll ishte larguar gjashtë muaj më parë nga kampioni aktual i La Ligas, Barcelona.
Katalunasit e kishin shkarkuar pas rezultateve të dobëta trajnerin spanjoll.
Valverde tani është në negociata me gjigantin tjetër spanjoll Valencia.
‘Lakuriqët’ janë duke synuar të ndërtojnë një ekip konkuruese për edicionin e ardhshëm dhe e shohim Valverden si trajnerin e duhur për të arritur suksese.
Mediat spanjolle kanë raportuar se marrëveshja mes palëve është shumë afër dhe kanë mbetur vetëm disa detaje.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet prezantimi i ish-trajnerit të Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në stolin e Valencias. /Telegrafi/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare