Valverde pas gabimit me Bilbaon: Atë natë pata probleme me gjumin

20:30 | 9 Dhjetor 2024
D.H

Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde ka folur për media para ndeshjes me Atalantën, e cila është e vlefshme për raundin e radhës në Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani u ndal tek gabimi i tij që e bëri me Athletic Bilbao, gafë e cila i kushtoi me humbje, Real Madridit, shkruan Arbresh.info.

Mesfushori madrilen tha se ky gabim e ka lënë pa gjumë atë natë, por që nuk do të dorëzohet.

“Pak ndeshje më parë bëra një gabim shumë kyç që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë… dhe atë natë pata probleme me gjumin”.

“Por unë duhet të eci përpara dhe të tregoj se jam një nga kapitenët”, u shpreh Valverde.

Reali nesër luan një prej ndeshjeve më të rëndëishme këtë sezon deri më tani pasi përballet me Atalantan e cila është në formë jetësore. Madrilenët e duan fitoren me cdo kusht pasi kanë vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje starton me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme