Valverde ende nuk e di nëse Barça ka vendosur përfundimisht ta rikthejë Neymarin.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vazhdon të mos jetë në dijeni se çfarë do të ndodhë me Neymar Junior, i cili lidhet me një rikthim të kampionët e La Ligës.
27-vjeçari dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain ku është që nga viti 2017.
Përveç rikthimit të mundshëm në Barcelonë, Neymar lidhet edhe me një kalim te rivali i katalunasve, Real Madridi.
Duke folur para ndeshjes ne Napolin, Valverde tregoi se s’di asgjë se çfarë do të ndodhë me brazilianin.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Përgjigjja është se tani ai luan për një tjetër ekip”, tha Valverde në konferencë për media.
“Ajo që di është se unë jam trajneri dhe mendoj vetëm për lojtarët që kam, ata do t’i përdori nesër. Siç qëndron puna, nuk e di se çfarë do të ndodhë”. /Express/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...