Ernesto Valverde ka thënë se Lionel Messi duhet të lejohet të marrë pak frymë mes peshës së pritjeve që janë për yllin e Barcelonës.
Messi i ndihmoi Barcelonës të fitoj 1 me 0 ndeshjen e parë ndaj Valencias në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Mbretit mbrëmjen e së enjtes duke krijuar asistim për bashkëlojtarin e tij – Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për Messin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës u tha gazetarëve:
“Kur Messi luan me topin, të gjithë presin shumë gjëra nga ai. Nganjëherë është e tepërt sepse ne duhet të lejojmë Messin të marrë frymë pak”
“Është e vërtetë, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm ashtu siç e kemi thënë shumë, shumë herë. Është spektakël të shikosh atë çdo ditë”
Goli i fitores u realizua në minutën e 67′ kur Suarez goditi topin me kokë për të ngritur të gjithë në Camp Nou në këmbë./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...