Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde mund të përballet me një suspendim të gjatë, pasi dyshohet se sulmoi lojtarin e Villarrealit, Alex Baena.
Sipas, GOAL, uruguaiani mund të suspendohet deri në 12 ndeshje.
Baena e ka konfirmuar se tashmë e ka dërguar rastin në polici, derisa Federata spanjolle ka hapur hetimet.
Çështja do të hapet zyrtarisht më 19 prill dhe të dy lojtarët do të thirren për të dëshmuar.
Sipas raportimeve, Valverde ka sulmuar lojtarin e Villarrealit, pasi ky i fundit u tall me djalin e tij që ende nuk ka lindur.
Baena e ka mohuar një gjë të tillë.
Valverde ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Carlo Ancelottit këtë sezon. Uruguaiani ka bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola për Los Blancos./Arbresh.info/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri