Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se dueli mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos tani ka ardhur në fund pas transferimit të superyllit portugez për 100 milionë euro te Juventusi.
Dy lojtarët kanë qenë në një luftë për rreth nëntë viteve dhe gjatë këtyre viteve të paharrueshme në kampionatin spanjoll kanë regjistruar rekorde dhe shifra të jashtëzakonshme, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Ronaldo u largua nga La Liga në fillim të kësaj vere duke finalizuar transferimin në Torino dhe Valverde beson tani se lufta mes tyre nuk ekziston më.
“Largimi i Ronaldos duket se i ka dhënë fund konkurrencës mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos sepse njerëzit rrallë e përmendin njërin pa e përmendur tjetërin”, ka thënë Valverde për revistën zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Shumë njerëz janë të interesuar, unë gjithashtu, për të parë se si kjo do të ndikoj në futbollin e Real Madridit dhe çfarë mund të bëjnë ata në merkato të transferimeve”
“Po ashtu, duke e ditur që Ronaldo është në një klub tjetër dhe çfarë do të thotë kjo për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve gjithashtu”
Gjatë viteve të tyre dominuese 2009-2018, dyshja i ndihmuan skuadrave të tyre të fitojnë trofe të panumërt. Messi siguroi gjashtë herë La Ligan, ndërsa Roanldo arriti të fitoj dy herë.
Megjithatë, ylli portugez ishte më i mirë se Messi në Ligë të Kampionëve duke fituar katër trofe në krahasim me argjentinasin që siguroi vetëm dy./arbresh.info/
ZKA: E përmirësuam gabimin teknik, por nuk ka pasur ndikim
Anija me mbetje do të qëndrojë në Radë deri në finalizimin e...
Diana e rënduar emocionalisht, shprehet e gatshme të dal nga...
Haradinaj në Viti: Plani ynë aksional për anëtarësimin direk...
Të shtënat tragjike i marrin jetën një 3-vjeçari në Greqi
“Do ta zëvendësojë këdo që e bën këtë”, ‘kërcënimi’ i Flicku...