Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde vlerësoi partneritetin midis Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit.
Luis Suarez, Messi dhe Griezmann të gjithë shënuan për nikoqirët në fitoren 3-1 të së mërkurës kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Griezmann zëvendësoi Ousmane Dembele, i cili pësoi një lëndim muskulor në minutën e 25-të të mërkurën mbrëma në Camp Nou.
Inkuadrimi i yllit francez ngjalli lojën e Barcelonës, pasi Griezmann pati një partneritet të shkëlqyer me Messin dhe për këtë morën lëvdata nga trajneri.
“Ata kanë kaluar shumë orë së bashku, ata e kuptojnë mirë njëri-tjetrin”. ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.
“Ata e dinë se ku duhet të jenë të pa markuar dhe kur të pasojnë, ata përkojnë lojën e tyre dhe e marrin atë mirë, sepse janë gjithashtu shumë të talentuar”.
“Messi është një asistues i jashtëzakonshëm, ai e di se kur është koha kur të pasojë topin dhe me Griezmann ata mund ta kuptojnë mirë sepse ai bën vrapime shumë të mira dhe ato plotësojnë njëri-tjetrin”, përfundoi trajneri.
Triumfi ndaj Dortmundit siguroi kalimin e sigurt të Blaugranëve në fazën tjetër dhe konfirmoi statusin e tyre si fitues të grupit – që mund të jetë i rëndësishëm në shortin e muajit të ardhshëm.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...