Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur vetëm fjalë të mira për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sipas shumë spekulimeve, Barcelona po dëshiron ta transferojë argjentinasin pasi po e shohin si zëvendësuesi adekuat i Luis Suarez.
22-vjeçari është në formë të mirë pasi ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje dhe ka arritur të formojë një lidhje shumë të mirë me bashkëlojtarin Romelu Lukaku.
Valverde ka thënë se Martinez është shumë lojtar i mirë, mirëpo është më ndryshe se Suarez.
“Është lojtar i mirë dhe po kalon një sezon të shkëlqyer. Është i fortë dhe i shpejtë”
“Ka shënuar golin e parë në Camp Nou. E di që ndihet mirë me Lukakun, të dy po i ndihmojnë shumë Interit. Ndërsa për spekulimet që është si Suarez, ka ndryshime por të dy kanë lindur golashënues”
Barcelona sot do të luajë kundër Interit në “San Siro”./arbresh.info.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...