Pasi skuadra e Barcelonës kreu punën kundër Leganes, Ernesto Valverde nuk ishte në disponim të mirë për të toleruar pyetjet e gazetarëve rreth mungesës së korridorit të nderit nga Real Madridi në El Clasicon e ardhshme.
Katalunasit nuk do të jenë edhe për disa javë kampion dhe trajneri tyre dëshiron që ata të fokusohen në çdo ndeshje dhe të mos shpërqendrohen nga diçka që është relevante në këtë pikë të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam asgjë për të dhënë, ne nuk jemi kampion”, është përgjigjur shkurt Valverde.
Duke marrë parasysh gjendjen jo komforte të Lionel Messit, ishte surprizë paraqitja e tij në formacionin startues, por vendimi i Valverdes ishte i drejtë për shkak se superylli argjentinas shënoi hat-trick.
“Ne mendojmë se ai është mirë dhe të shënosh gola gjithmonë ndihmon në çdo aspekt”, vazhdoi trajneri tutje. “Ai duhet të jetë aktiv, por është mirë”
Barcelona barazoi rekordin historik në La Liga të vendosur nga Real Sociedadi me 38 ndeshje të pamposhtur radhazi./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida