Valverde: Kjo El Clasico nuk e vendos garën e titullit në La Liga

19:58 | 1 Mars 2019
Arbresh Info

Ernesto Valverde dhe Barcelona do të luftojnë që ta fitojnë te trofe madhor këtë edicion, por trajneri spanjoll mendon vetëm për ndeshjen ndaj Real Madrid edhe pse sipas tij kjo nuk e vendos titullin.

Pavarësisht se në mesjavë fituan 3-0 në Santiago Bernabeu dhe kaluan në finale të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës pret ndeshje të fortë.

“Ideja jonë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet që i kemi para nesh”.

“Sigurisht është mirë për ne nëse Real Madridi nuk fiton, por ka ekipe të tjera të përfshira në garën e titullit. Titulli nuk është i vendosur tani dhe rezultati i së nesërmes nuk do të vendosë titullin”.

“Ne ende nuk e kemi fituar asnjë trofe. Ka një rrugë të gjatë për ta përshkuar”.

“Mund të mendojmë për tripletën vetëm kur t’i kemi fituar dy, për momentin nuk e kemi as edhe një”.

“Nuk më shqetëson nëse them se ne ishim të shkëlqyeshëm apo jo”.

“Nëse keni 25 gjuajtje e nuk shënoni asnjëherë atëherë kemi një problem. Edhe nëse gjuani vetëm tre herë edhe atëherë gjithashtu”, deklaroi Valverde.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme