Google ADS

Valverde: Jemi të lumtur me fitoren, tani duhet të mendojmë për Inter-in

16:24 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madrid-it, Federico Valverde është i lumtur me fitoren ndaj Huesca-s, por theksoi se duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Inter-it.

Uruguaiani realizoi golin e tretë për “Los Blancos” që fituan me rezultat bindës 4 – 1, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes, Valverde tha se duhet të mendojnë menjëherë për sfidën e radhës ndaj “Neurazurëve”.

“Jemi të kënaqur me fitoren, ishte kënaqësi, por ne jemi duke menduar për sfidën ndaj Inter-it”.

“Hazard zhbllokoi ndeshjen me golin e tij dhe pastaj Benzema e mbyti me atë gol”.

“Të luash për këtë klub nënkupton që duhet gjithmonë të fitosh dhe të përmirësohesh si skuadër”, deklaroi ai.

Përballja e Real-it kundër Inter-it zhvillohet në “Alfredo di Stefano” këtë të martë dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme