Valverde beson në Messin dhe është i bindur se ai do të japë më të mirën për Barcelonën, pasi synon të fitojë gjithçka që është e mundshme me katalunasit.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ditë më parë tha se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.
“Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, kishte deklaruar Tapia.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili nuk dyshon në profesionalizimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
“Iu besoj të gjithëve, në veçanti Messit, që është lojtari ynë. Ai është i përkushtuar të fitojë gjithçka me Barcelonën dhe gjithashtu me Kombëtaren”, u shpreh Valverde. /Gazeta Express/
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”
Të akuzuar për grabitje e rrëmbim, kapen në Tiranë dy vëllez...