Ernesto Valverde ka komentuar edhe situatën e Samuel Umtiti në prag të sfidës me Olympique Lyon.
Mbrojtësi nuk ka luajtur qysh nga muaji nëntor, si pasojë e një lëndimi në gju dhe trajneri i tij nuk është i sigurt se kur do të kthehet ai.
Ernesto Valverde ende nuk e di nëse ylli i Barcelonës do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Lyon, në kuadër të Ligës se Kampionëve.
“Shikoni, ndeshja me Lyon është pas ndeshjes të së nesërmes, kështu që ne duhet të vendosim disa margjina për të parë se sa mund të bëjë ai” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ne kemi nevojë për të në ndeshjet e ardhshme” ka thënë tutje trajneri.
“Nuk e di nëse ai do të rikthehet nesër apo ndeshjen tjetër, ne do të analizojmë paraqitjet e tij, kështu që le të presim dhe të shohim” ka thënë ndër të tjerash Valverde.
Kujtojmë se ndeshja kundër Lyon do të ishte speciale për mbrojtësin francez, pasi ishte pikërisht Lyon klubi nga i cili ai kaloi tek Barca.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës