Ernesto Valverde është parë tejet i qetë në konferencë për media para ndeshjes me Borussia Dortmundinnë kuadër të Ligës së Kampionëve.
Blaugranasit dhe skuadra gjermane do të përballen nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në ‘Signal Iduna Park’ në Gjermani.
Valverde ka thënë se në këtë sezon do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe disfata në sezonin e kaluar në Anfield ndaj Liverpoolit është e harruar.
“Unë pres një atmosferë të madhe në stadium, si gjithmonë që është në stadiumin tonë dhe pres një rival të madh që e ka fituar Superkupën e Gjermanisë e që është kandidat për ta fituar edhe Bundesligën”, ka thënë strategu i Barcelonës.
“Eliminimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar? E kam thënë disa herë se një ditë e keqe mund të ju përjashtojë nga Liga e Kampionëve. Është një disfatë që është harruar tashmë dhe jemi të fokusuar nga e ardhmja”, ka shtuar më tej Valverde.
Barcelona është e fokusuar në triumfin e garës më të madhe në Evropë për klube, pasi tashmë është duke e dominuar La Liga-në për disa vite radhazi./telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...