Dy futbollistët e Lazios, të cilët nuk morën pjesë në përgatitjet e skuadrës së fundmi, kanë arritur në klinikën “Paideia” këtë mëngjes që t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Bëhet fjalë për kosovarin Valon Berisha dhe Bastos. Të dy futbollistët arritën në klinikë sot për testet rutinore dhe kështu do ta fillojnë edicionin e ri nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Stafi mjekësor do t’i kushtojë më shumë rëndësi Berishës për shkak të lëndimit të cilin reprezentuesi i Kosovës së fundmi e ka pasur.
Kapiteni i “Dardanëve” së fundmi ishte edhe në Austri për një program rehabilitues, i cili ka rezultuar i suksesshëm.
Berisha është rikthyer në kryeqytetin e Italisë Romë dje.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...