Mesfushori i Kombëtares se Kosovës, Valon Berisha pritet që të jetë lojtar i Sampdorias duke kaluar në këtë skuadër nga Salzburgu për 7 milionë euro
Sipas Sportitalia, një marrëveshje është arritur praktikisht në mes të dy skuadrave ku Sampdoria ka paguar 7 milion euro plus 1 milionë të tjera bonuse në bazë të përformancës.
Kosovari, sipas mediave italiane, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në Europa Ligë.
Në 45 ndeshje garuese këtë sezon Berisha ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asiste.
Ai është edhe në radarin e Lazios por duket se Sampdoria ka reaguar shumë më përpara për të siguruar shërbimet e tij.
Ndërkohë, mbrojtësi i Genkut Omar Colley i ka pasur testet mjekësore të Sampdoria sot, kurse sipas Sky Sport Italia ekipi është afër për të transferuar edhe Lovor Majer nga Lokomotiva e Zagrebit.
Mediat shkruajnë se aktiviteti i fundit i Sampdorias në merkato lidhet pasi që kjo skuadër arriti të shes mesfushorin Lucas Torreira te Arsenal për 25 milionë euro, edhe pse skuadra londineze ende nuk ka bërë asgjë zyrtare
Pritje mbi 3 orë në Merdarë për dalje nga Kosova
Gjesti ia fsheh Leos jastëkun të cilin e kishte dhuratë nga ...
Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste
Vidhet një llaptop në një shkollë në Suharekë
Sot zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 3
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...