Brenda 12 muajve të fundit, Anglia ka luajtur kundër kombëtareve të mëdha si Zvicra, Kroacia, SHBA-të, Republika e Çekisë e Bullgaria dhe të gjitha këto kanë dështuar për të shënuar ndaj “Tre Luanëve”.
Por, Kosovës i janë dashur më pak se një minutë lojë për ta bërë një gjë të tillë ndaj Anglisë, shkruan portali arbresh.info.
Ishte mesfushori Valon Berisha që në formë befasuese dërgoi topin në rrjetën e skuadrës nikoqire në takimin e sotëm (e martë) në St. Mary’s.
Goli u realizua pas vetëm 34 sekondave dhe është goli më i shpejtë që Anglia ka pranuar që nga 17 nëntori i vitit 1993 kur Davide Gualtieri i San Marinos i shënoi atyre pas vetëm 8 sekondave në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Sidoqoftë, nikoqirët e takimit të sotëm kanë përmbysur rezultatin kundër “Dardanëve”.
Raheem Sterling shënoi me kokë për 1 me 1 ndërsa Harry Kane realizoi golin e epërsisë për 2 me 1./arbresh.info/
https://twitter.com/GracenoteLive/status/1171496323268280322
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...