Pas rikthimit tek ekipi pas angazhimit me kombëtare, Valon Berisha ka realizuar gol në fitoren e Lask Linz ndaj Tirolit, me rezultat 1-2.
Edhe pse skuadra e tij e nisi keq duke pësuar në minutën e 16-të, ishte pikërisht mesfushori dardan i cili barazoi rezultatin në minutën e 40-të, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i tij i katërt në të gjitha garat këtë sezon, gjithashtu ka edhe katër asistime.
Ai nga loja u largua në minutën e 54-të, kurse skuadra e tij fitoren e gjeti në minutën e 87-të.
Kujtojmë se Valon Berisha ishte i grumbulluar tek Kosova, në dy ndeshjet e tetorit ndaj Lituaisë dhe Qipros, ku në ndeshje ndaj lituanezëve ka bërë një ndeshje mjaft të mirë.
Ndërsa ndaj Qipros nuk është paraqitur për shkak të një lëndim të lehtë.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj