Anësori i Red Bull Salzburgut, Valon Berisha raportohet se do t’i nënshtrohet të shtunën një testi mjekësor te Lazio.
Bazuar në një raport nga ‘Premium Sport’, testi mjekësor do të kryhet në klinikën Paideia në Romë pasi Lazio ka rënë dakord për të paguar tarifën prej 7.5 milionë euro për shërbimet e futbollistit kosovar, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari, i cili është përballur kundër skuadrës italiane si një lojtar i Salzburgut në Evropa Ligë në çerekfinalet e sezonit të kaluar, pritet të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare në Olimpico.
Berisha ka bërë 20 paraqitje për Norvegjinë, por zgjedhoi të përfaqësojë Kosovën menjëherë pas anëtarësimit tonë në FIFA në vitin 2016.
Ai do të bëhet përforcimi i tretë i Lazios për këtë verë pas transferimit të Riza Durmisit dhe Mattia Sporocatit./arbresh.info/
Gjesti ia fsheh Leos jastëkun të cilin e kishte dhuratë nga ...
Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste
Vidhet një llaptop në një shkollë në Suharekë
Sot zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 3
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...