Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, ka uruar Kosovën për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Kuvendi i Kosovës sot (e premte) do të miratojë pakon e fundit të ligjeve e cila i hap rrugë FSK-së që të shndërrohet në Ushtri.
Për transformimin e FSK-së në Ushtri, Kosova po merr urime të shumta nga katër anët e botës, shkruan lajmi.net.
Një urim të veçantë ka pranuar edhe nga Valon Behrami dhe familja e tij.
Familja Behrami në një telegram urimi dërguar ‘Zërit’, ka thënë se tashmë Kosova është e mbrojtur, përcjell ‘lajmi.net.
“Me anë të këtij mesazhi, familja Behrami ju urojmë formimin e Ushtrisë sonë juve dhe tërë popullit të Kosovës e posaçërisht Valoni e uron tërë popullin e Kosovës. Urime Urime për ushtrinë tonë. Tash me Ushtri është më i mbrojtur populli ynë”, thuhet në telegramin e familjes Behrami”.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...