Valon Behrami forcë uniteti në Udinese

15:34 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Valon Behrami ka thënë se synimi i tij është të jetë forcë uniteti në zhveshtoren e Udineses me përvojën që ka dhe gjuhët e huaja që i njeh.

Udinese përballet sot me Interin me fillim nga ora 15:00, transmeton Express.

“Udinese është ekip i talentuar, ka shumë lojtarë të rinj të cilët punojnë fort gjatë javës për të korrur rezultate”, ka thënë kosovari i Kombëtares së Zvicrës për Inter TV.

Behrami ka vuajtur nga lëndimet së fundmi dhe do ta nisë lojën e sotme nga banka rezervë.

Nuk kam qenë në gjendje të luaj aq shumë sa dua, por shihem i pikë reference në zhveshtore, kryesisht për shkak të numrit të gjuhëve të huaja që fliten aty. Gjithmonë tentoj ta japë më të mirën, pavarësisht çfarë roli kam”, ka shtuar Behrami. /Express/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme