Valon Behrami i ka dërguar një mesazh emocionues të gjithë kombit me një letër të hapur.
Fishkëllimat ndaj Haris Seferovicit kur u zëvendësua të dielën në barazimin pa gola 0 me 0 kundër Irlandës Veriore kanë ngjallur reagime të shumta, transmeton portali arbresh.info.
Tani, Valon Behrami, lideri dhe “luftëtari” i skuadrës kombëtare, ka treguar pikëpamjen e tij me një letër të hapur.
“A mund t’i fishkëlleni një lojtari? Sigurisht, kushdo që paguan një tiketë automatikisht mund të shpreh zhgënjimin e tij. Por në këtë rast, është për kombëtaren tonë. Është për djelmoshat që përpiqen për ta bërë vendin krenar. Djelmoshat e njëjtë që ishin fantastik, të cilët janë kurorëzuar me një tjetër kualifikim në Kampionatin Botëror. Futbollistët janë gjithashtu njerëz dhe dëgjimi i fishkëllimave i lëndon, veçanërisht pasi nuk kishin kuptim pas një mbrëmje të tillë”
Kampionati Botëror gjithashtu ia plotëson fëmijëve ëndrrat. Ashtu si në vitin 1994 kur unë shkova në një vend që ishte me plotë njerëz dhe ku ishte një ekran i madh. Loja mori gjithë vëmendjen time, nuk mund të shikoja diku tjetër dhe në atë moment ëndërrova se si fëmijët duhet ta bëjnë këtë
Një Kampionat Botëror do të thotë gjithashtu që është një vend ku familja dhe shokët bashkohen për një mbrëmje të veçantë. Kjo mund ta heq stresin dhe telefonin që nga bllokon si skllevër.
Një Kampionat Botëror do të thotë gjithashtu që njerëzit mblidhen jashtë, madje edhe ata që nuk janë zakonisht të interesuar në futboll papritmas fillojnë të valojnë një flamur apo mbajnë dikë në supe duke shijuar momente së bashku.
Prandaj jo, këto fishkëllima kundër një lojtari të skuadrës kombëtare nuk duhet të nga përkasin. Jo në një kohë të tillë. Ne e dimë që sërish ne i kemi mundësuar kombit të përjetoj këto ditë të veçanta”
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi