Valon Ahmedi kampion i Bjellorusisë me Shakhtyor Soligors.
Na javën e 27-të të kampionatit bjellorus, skuadra e 27-vjeçarit shqiptar fitoi 2-3 me përmbysje në fushën e Gomelit, rezultat që e shpall matematikisht kampion, pasi diferenca mes kundërshtarët më të afërt, Bate Borisovin dhe Dynamo Minskun është 10 dhe 11 pikë.
Shakhtyor Soligorsi do të luajë edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, ndërsa rivalët e afërt vetëm tri.
Ahmedi në takimin e kësaj të mërkure u aktivizua në minutën e 58-të dhe asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Skavysh.
Gjatë këtij sezoni, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka shënuar tre gola në 21 ndeshje.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave