Dy skuadrat e mëdha turke, Besiktas dhe Galatasaray, janë vënë pas talentit të Llapit, Valmir Veliu.
Trajneri i Besiktar, Sergen Yalçin dhe ai i Galatasaray, Fatih Terim, kanë shprehur gatishmërinë që ta afrojnë lojtarin e Kosovës U21 në skuadrat e tyre, pasi po shihet si alternativë e mirë për Kerem Akturkoglu (Galatasaray) dhe Cyle Larin (Besiktas).
Të dy klubet janë në garë për të sigurar shërbimet e talentit kosovar qysh në janar.
Në pamundësi për të nënshkruar një kontratë të re me Cyle Larin dhe duke pritur që futbollisti kanadez të shkojë në Premier League, Besiktas vazhdon kërkimin për një sulmues të mirë krahu, ndërsa trajneri, Sergen Yalçin i dha dritën e gjelbër klubit për Valmir Velin, shkruan “CNN Turk”.
Në anën tjetër, Faatih Terim donte të mere Arda Turan si alternativë e ka Velin.
Mësohet se Galatasaray po përgaitet të shesë, Kerem Akturkoglun, i cili pëlqehet nga disa klube franceze.
Veliu ka luajtur shtatë ndeshje me ekipin U21 të Kosovës, ndërsa këtë kampionat ai ka gjetur rrjetën pesë herë dhe ka dhënë tre asistime me klubin e tij, Llapin.
Sipas “CNN Turk”, Valmir Veliu ka qenë në prova te tri skuadra gjermane, G.Furth, Schalke dhe Freiburg, me menaxherin e tij, Rahman Kiçe.
Veliu njihet për shpejtësinë e tij të arritur në një ndeshje me 34.1 km/h, ku kjo statistikë i ka mjaftuar të jetë në mesin e 10 futbollistëve më të shpejtë./Arbresh.info
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...