Valencia sytë ka Jose Callejon

16:37 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Valencia është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Napolit, Jose Callejon.

Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin italian dhe e ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë.

Sevilla është duke pasur interesim për 33-vjeçarin dhe sipas Mundo Deportivo edhe Valencia ka interesim, transmeton portali arbresh.info.

Callejon dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe mund të pranojë çdo ofertë prej ndonjë klubi që i ofron kontratë dyvjeçare.

Këtë sezon Callejon ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe ndihmuar skuadrën me gjashtë asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme