Google ADS

Valencia ndal Realin në “Bernabeu”

00:14 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Real Madrid ka barazuar në derbin e La Ligas kundër Valencias me rezultat 2-2.

Skuadra e Zidane, e cila ishte me mungesën e Ronaldos kaloi e para në epërsi në minutën e 10-të nga një supergol i talentit Marco Asensio, transmeton indeksonline

Valencia u kundërpërgjigj, fillimisht duke barazuar rezultatin me anë të Soler, e më pas duke kaluar në epërsi me anë të Kondogbias.

Mirëpo Asensio me golin e dytë personal nga gjuajtja e lirë i siguron një pikë skuadrës së tij.

Me këtë barazim Reali grumbullon katër pikë në dy ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=xenSMmDJ9ng

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme