Pas lëndimit të Cristiano Piccinit, Valencia raportohet të ketë kërkuar nga Napoli huazimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj me opsionin për blerjen e tij.
Reprezentuesi i Italisë, Piccini theu këmbën në stërvitje mëngjesin e sotëm (e mërkurë) dhe pritet të jetë jashtë fushë për pesë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ekspertin e transferimeve Gianluca Di Marzio, Valencia ka kthyer vëmendjen në Itali për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Napoli besohet të jetë i përgatitur për të liruar Hysajn në formë huazimi me opsionin për shitjen e tij fund të sezonit.
Ky opsion do të bëhet obligativ nëse arrihet një numër paraqitjesh dhe klubi arrinë disa shënjestra specifike.
Hysaj nuk është pjesë e skuadrës kryesore te Napoli këtë sezon ndërkohë që është përfolur për transferim te Juventusi, Inter dhe Atletico Madridi./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje