Pasditen e sotme (e enjte) është konfirmuar që mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, është larguar nga klubi dhe i është bashkuar skuadrës spanjolle Valencia për 12 milionë funta.
Mesfushori francez është shfrytëzuar rrallë nga “Topçinjtë” në sezonet e fundit dhe shpresat e tij në Emirates ishin tejet të vogla, transmeton portali arbresh.info. Arsene Wenger konfirmoi pas barazimit me Chelsean në gjysmëfinale të ‘Carabao Cup’ mbrëmjen e kaluar se lojtari do të largohet nga klubi.
Pas 160 paraqitjeve dhe dy trofeve në ‘FA Cup’, koha e tij në Emirates përfundoi megjithëse lojtari është duke kërkuar t’i jap një rifreskim karrierës së tij në moshën 26 vjeçare.
Kjo erdhi në formë të transferimit te skuadra në La Liga që ka shkëlqyer këtë sezon në ligën spanjolle. Valencia aktualisht qëndron në pozitën e tretë, dy pikë prapa Atletico Madridit që qëndron një pozitë më lartë.
“Valencia CF ka arritur një marrëveshje me Arsenalin të enjten për transferimin e Francis Coquelinit, i cili është bërë një lojtar i ri me fanellën e bardhezi deri më 30 qershor të vitit 2020”, ka shkruar klubi Valencia në rrjete sociale.
Sidoqoftë, ajo që ka tronditur të gjithë është klauzola e lëshimit prej 80 milionë euro.
Duke marrë parasysh aftësitë e tij, vështirë se ndonjë klub do të kërkojë aktivizimin e klauzolës së tij ndonjëherë./arbresh.info/
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...