Valencia e ka mposhtur Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 1-2.
‘Lakuriqët’ e filluan ndeshjen në mënyrë brilante, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kevin Gameiros (21’) dhe Rodrigo Moreno (33’).
Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë gjithë lojës, ishte Valencia që u tregua më e rrezikshme para portës gjatë gjithë pjesës së parë.
Në 45 minutat e pjesës së dytë, Barcelona arriti të krijonte disa raste të mira për gol, por pa arritur t’i konkretizonin ato.
Lionel Messi arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 73’-të për t’i dhënë shpresë skuadrës se mund ta barazonin rezultatin.
Por, Valencia u tregua shumë e zgjuar, duke bërë faule profesionale dhe duke mos lënë hapësira në mbrojtje.
Barcelona provoi nga të gjitha anët që ta gjenin golin e barazimit, mirëpo e kishin të pamundur, duke bërë kështu që Valencia ta fitonte Kupën e Mbretiti.
Katalonasit ishin shumë afër në këtë sezon që t’i fitonin tre trofe, mirëpo nga Liga e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale prej Liverpoolit, gjersa sonte u mposhtën nga rivali i La Liga-së, duke mbetur kështu vetëm me titullin e ligës./Telegrafi/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok