Klubi spanjoll e do portierin e Chelseat në formë huazimi për dy vjet, ndërsa atë e pëlqejnë edhe Milani dhe Athletic Bilbao.
Valencia është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.
Dhe, klubi spanjoll duket se ia ka vënë syrin portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga.
E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se klubi nga La Liga ia ka kërkuar klubit londinez portierin për dy vjet në formë huazimi, përcjell “Gazeta Express”.
E ardhmja e përfaqësuesit spanjoll në “Stamford Bridge” është vënë në dyshim, mbi të gjitha pas pasigurisë së shfaqur në pjesën e dytë të sezonit.
Interesim për portierin javë më parë ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Athletic Bilbao.
Gjithashtu, spekulohej për një shkëmbim të mundshëm të portierëve nga ana e Milanit dhe Chelseat, me Giggi Donnarumman që mund të përfundojë në Londër e Kepa në Milano.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA