Google ADS

Valdano “godet” Balen

23:33 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Ylli uellsian, Gareth Bale është goditur me akuza nga ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano.

Los Blancos investuan një tarifë rekorde të transferimeve në sulmuesin uellsian në 2013 duke paguar 100 milionë euro te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, forma e tij ka qenë shumë e luhatshme dhe Bale asnjëherë nuk ka arritur të bëhet lider i Mbretërve.

Sipas ish-lojtarit dhe trajneri të Realit, Valdanos, Bale nuk mund ta bëjë veten te vlejë 100 milionë,

“Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro dhe kjo është etiketa e çmimit që mbart në fanellën e tij”, ka thënë fillimisht Valdano për El Transistor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme