Vajzën e legjendës së futbollit italian Pirlos e shkel makina

22:16 | 28 Maj 2019
A. B.

Vajza 13-vjeçare e legjendës së futbollit italian, Andrea Pirlos, ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është shkelur nga një makinë të martën në Torino.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa dhe gazetës nga Torino, La Stampa, incidenti ndodhi të martën pasdite afër Piazza Vittorio, transmeton Gazeta Express.

Angela Pirlo u dërgua në spitalin Regina Margherita për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pasi i ka shpëtuar aksidentit vetëm me disa mavijosje.

Pirlo ndodhet në Torino, ku mori pjesë në një ndeshje bamirësie në stadiumin e Juventusit të hënën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme