Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025. Në ndeshjen e parë të Grupit A1, e zhvilluar sot në Duisburg, Dardanet e reja pësuan humbje nga Gjermania U19, me rezultat 0:5.
Kombëtarja gjermane e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të krijojë epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë. Esterella Merino Gonzalez shënoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa Laila Portella dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të.
Në pjesën e dytë, përpjekjet e Kosovës për të zvogëluar rezultatin nuk dhanë frytet e dëshiruara. Në anën tjetër, Gjermania e vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe tre gola. Maj Schneider realizoi dy herë, në minutën e 67-të dhe në kohën shtesë të ndeshjes (90’+4), ndërsa Leonie Schetter gjeti rrjetën në minutën e 89-të.
Pavarësisht rezultatit, vajzat tona treguan angazhim dhe luftë në fushë, duke u përballur me një kundërshtar shumë cilësor.
Kosova do të kërkojë të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive në ndeshjet e ardhshme të grupit, ku do të përballet me 30 nëntor, me Danimarkën dhe më 3 dhjetor me Greqinë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?