Kosova e ka nisur me fitore FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C për femra, që po zhvillohet në Prishtinë.
Vashat dardane kanë triumfuar ndaj Qipros me rezultat 54:61 (14:19, 15:19, 12:13, 13:10).
Në çerekun e parë, Kosova ka fituar me rezultat 14:19.
Vashat e Kosovës kanë vazhduar me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke shtuar epërsinë dhe duke shkuar në pushim me rezultat 29:38.
Në periodën e tretë, loja ishte më e baraspeshuar dhe me gabime të dyanshme, derisa shifrat në semafor pas tridhjetë minutash ishin 41:51.
Në dhjetë minutat e fundit, Qipro ka afruar shifrat tri herë deri në pesë pikë, por vashat dardane ishin të vendosura dhe në fund kanë triumfuar 54:61.
Te Kosova janë dalluar Flutura Mehmeti me njëmbëdhjetë pikë e trembëdhjetë kërcime, Klea Gashi me dymbëdhjetë pikë, Etna Rexhepi me nëntë pikë e tetë kërcime dhe Tia Tuhina me shtatë pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë nesër ndaj Maltës, duke nisur nga ora 19:30.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë