Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të skeletorit të tyre që nga shkarkimi i francezit, Alain Giresse.
Mediat boshnjake kanë raportuar ditëve të fundit se Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur interesim për Vahid Halilhodzic, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.
Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku ka intervsituar boshnjakun, i cili poashtu ka konfirmuar lajmet e qarkulluar nga mediat kosovare dhe ato boshnjake se FFK ka interesim për të, shkruan arbresh.info.
Në pyetjen e Sadikut se a do ta konsiderojë trajneri ofertën për tu bërë trajner i Kosovës, Halilhofzic ka thënë se kjo është e pamundur.
” Jo jo, kjo është e pamundur. Kam pasur kontakte dhe ofertë edhe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës dhe poashtu kam propozime tjera financiarisht shumë të rëndësishme. mirëpo për momentin jam në pushime më familje”
Federata e Futbollit të Kosovës është ende në kërkim të selektorit të “Dardanëve” që nga shkarkimi i francezit Giresse, i cili pati rezultate pozitive në ndeshjet e fundit. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës