Uzuni shënon gol, por nuk mjafton për të fituar Granada

18:44 | 18 Shkurt 2024
D.H

Granada ka marrë vetëm një barazim 1-1 ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë Almerias, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Fillimisht, Almeria përmes Pubill ka arritur të krijoj epërsi në minutën e nëntë, shkruan Arbesh.info.

Pesë më vonë mysafirët shënuan sërish, mirëpo goli i Embarbas u anulua nga VAR-i.

Pjesa e dytë i takoi Granadas që arriti të barazoj në minutën e 75-të, përmes sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni.

Uzuni realizoi golin e shtatë në La Liga, këtë sezon ku ka edhe një asistim.

Granada aktualisht është e 19-ta në tabelë me 14 pikë kurse Almeria është e fundit me tetë sosh, pas 25 xhirove./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme