Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën.
Sulmuesi shqiptar shënoi në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.
Në minutën e 77’, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij.
🚨🇪🇸⚽️ | GOAL! Myrto Uzuni
Granada 2-1 Málaga
— GoalsCentre. (@GoalsCentre) September 20, 2024
Por ky gol nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen pasi deri në fund pasi Malaga barazoi sërish.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza