Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

07:39 | 17 Prill 2024
E.G

Në Granada nuk ka dyshim, kur arbitri sinjalizon njëmbëdhjetëmetërshit, Myrto Uzuni është përgjegjës për ekzekutimin e penalltisë.

Ndaj Alaves, liturgjia u përsërit dhe sulmuesi shqiptar mori përgjegjësinë në momentin kur Garcia Verdura dha penallti nga Gorosabel, raporton Marca.

Ndonëse prej javësh luan me dhimbje, pulsi i anësorit bardhekuq nuk u luhat. Uzuni ekzekutoi me saktësi goditjen, duke e çuar topin në shtyllë, duke e bërë të kotë shtrirjen e portierit rival.

Me atë të arritur ndaj babazorros, lojtari nga Berati ka tashmë katër gola nga njëmbëdhjetë metra, duke iu bashkuar Mayoral, Pepelu dhe Dovbyk si një nga specialistët e Ligës në këtë pjesë.

Që prej mbërritjes në Los Carmenes, sulmuesi shqiptar ka realizuar 13 goditje nga pika e bardhë, me 11 goditje dhe vetëm dy huqje, që përfaqëson një përqindje suksesi prej 84 për qind, përqindje që tregon efektivitetin e tij në goditjet e penalltive dhe me atë që ka arritur për t’u bërë referencë e Nasridëve.

Vitin e kaluar, me 23 gola, Uzuni u bë golashënuesi më i mirë bardhekuq dhe golashënuesi më i mirë në La Liga 2, kapacitet të cilin ai e ka ruajtur në Kategorinë e Parë. Shqiptari ka grumbulluar tashmë 10 gola dhe konkurron me sulmues si Gerard Moreno, Rodrygo, Hugo Duro dhe En-Nesyri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme