Ferencevaroshi e ka eliminuar nga Liga e Kampionëve Dinamo Zagrebin në një ndeshje ku dominoi me lojë skuadra kroate por që ishin shumë të pafat. Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni shënoi golin e fitores për ekipin hungarez për të kaluar në fazën e playoffit në Ligën e Kampionëve
Pasi eliminoi nga Liga e Kampionëve Celticun, sot kampioni i Hungarisë, Ferencevaros ka eliminuar edhe kampionin e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit.
Ferencevaroshi e nisi shumë më mirë këtë ndeshje ku erdhi të goli që në minutën e dytë ku shënoi Gergo Lovrencsics, kurse barazimi erdhi në minutën e 23 ku jë top të goditur me kokë në rrjet aksidentalisht e përfundoi Myrto Uzuni.
Në Pjesën e dytë Dinamo e dominoi ndeshjen, madje pati katër mundësi të pastra për të shënuar gola, por që goditjet e tyre përfunduan jashtë portës.
E në minutën e 65-të, një gabim në mbrojtjen kroate e shfrytëzoi për mrekulli Myrto Uzuni që nuk pati vështirësi që të shënonte nga jashtë 16 metërshit për rezultat 2-1.
Pavarësisht kësaj, Dinamo nuk bën që të zhgënjehet pasi që pritet që të luajë në playoff të Europa Ligë dhe kështu të përfundoi në grupe të garës së dytë më të madhe në Europë.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati luanin bashkë të Lokomotiva e Moskës, por sonte ata ishin kundërshtarë.
Sonte po ashtu nga Liga e Kampionëve është eliminuar Crvena Zvezda nga skuadra qipriote Omonia Nicosia, kurse në play off të Ligës së Kampionëve ka kaluar edhe kampioni i Izraelit, Maccabi Telaviv.
Mbrëmë biletën për playoff e prenë edhe Dynamo Kyiv, PAOK dhe Gent.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...