Google ADS

Uta gati për të ngjitur majën e radhës përmes rrugës “fatzezë”

07:18 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në Fesë në Pesë, për të folur për ekspeditat që ajo ka në plan të realizojë së shpejti.

E njohur si gruaja e parë shqiptare që arriti të ngjisë majën e malit Everest, Uta tregoi se i ka vendosur qëllim vetes që të ngjis edhe dhjetë maja të tjera më të lartat në tokë.

Ndër të tjera ajo zbuloi se një prej këtyre majave, e renditur e katërta në botë, sipas lartësisë, konsiderohet më e rrezikshmja për t’u arrirë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.

Kjo pasi rruga që ajo ka zgjedhur të përshkojë s’do të jetë kryesorja, por një rrugë e pjerrët dhe me prani të lartë të orteqeve të borës.

Kjo rrugë është përpjekur të ngjitët nga alpinistët më të mirë të botës përgjatë 20 viteve të fundit, por fatkeqsiisht shumë prej tyre kanë gjetur vdekjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme