Usyk: Trajneri më tha që të mos e nokautoja Joshuan

09:16 | 26 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Oleksandr Usyk thotë se ai ishte këshilluar nga trajneri i tij që të mos e nokautonte Anthony Joshua në ndeshjen e titullit botëror në peshën e rëndë të shtunën mbrëma.

Anthony Joshua pësoi humbje unanime me pikë nga Oleksandr Usyk për të humbur titujt IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda, në stadiumin Tottenham Hotspur para më shumë se 60,000 tifozëve.

“Unë nuk kisha asnjë objektiv për ta rrëzuar atë sepse traineri im, në qoshen time, më shtyu të mos e bëja këtë,” tha Usyk më pas. “Në fillim e godita rëndë dhe u përpoqa ta rrëzoja, por më pas traineri im tha: “Vetëm ndalo dhe bëj punën tënde.”

Usyk e lëndoi Joshuan në raundin e tretë me goditje të fortë me dorën e majtë, i cili i shkaktoi britanikut ënjtje të konsiderueshme rreth syrit të tij.

“Ju nuk e shihni Usykun më të mirë. Unë mund të jem shumë më mirë”, shtoi Usyk.

Usyk u bë boksieri i tretë ndonjëherë që u bë kampion botëror në tri pesha të rënda: “Kjo do të thotë shumë për mua. Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja. Kishte disa momente kur Anthony më shtyu shumë. Por asgjë e veçantë”, përfundoi ukrainasi.

Usyk tani është i pamposhtur në të gjitha 19 meçet e tij në karrierën profesonale, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme