Ish-medalisti i artë olimpik dhe potencialisht një nga atletët më të famshëm të të gjitha kohërave, Usain Bolt, ka emëruar yllin e Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford, si i vetmi futbollist që mund ta mposht atë në një sprint 20 metra në një intervistë me ish-sulmuesin e Ligës Premier, Darren Bent.
Çfarëdo që mund të thonë tifozët për performancën e anglezit para portës, apo mospërputhjen e tij me skuadrën në Old Trafford, ajo që nuk mund të anashkalohet është ritmi i tij i rrufeshëm, të cilin e kemi parë herë pas here.
Përpara Soccer Aid në 2023 në Old Trafford, tani 36-vjeçari – sprintet e rekordit botëror të të cilit ende nuk janë thyer – në një intervistë për talkSPORT ka folur për të gjitha gjërat rreth futbollit, dashurinë e tij për Manchester United dhe, më e rëndësishmja, cilët futbollistë të Ligës Premier mund ta mposhtin atë në një garë prej 20 metrash.
Darren Bent, një ish- reprezentues i Anglisë me 12 ndeshje, arriti të pyeste Boltit, me këtë të fundit që pranoi se Rashford mund ta mposhtte atë në një garë mbi 20 metra.
“Kam lexuar një artikull ku ju thatë se Rashford mund t’ju mundte në një garë në 20 metra, a është e vërtetë?”, e pyeti Bent.
Bolt, i cili mbanë rekordin aktual botëror në 100 metra me një kohë rrufe të shpejtë prej 9.58 sekondash nga Berlini në vitin 2009, e pranoi se Rashford mund ta mposhte.
“Po! Rashford niset shpejt, këtë e bën. Ai ka atë shpërthim të shpejtësisë, por pas kësaj, i thashë, ndoshta mund të më mposhtni në 20 metra, por pas kësaj, mbaroi!”, ishte përgjigja e xhamajkanit.
Tani që ka kaluar kulmin e tij në sprint, garat e Bolt zakonisht shtriheshin në një distancë prej 100-200 metrash, prandaj ai pranoi se sulmuesi do të mbetej shumë mbrapa tij pas 20 metrash. /Telegrafi/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...