Google ADS

Uruguai triumfoi në ndeshjen për vendin e tretë në Copa Ameirca

11:18 | 14 Korrik 2024
D.H

Uruguai ka mposhtur Kanadanë në ndeshjen që e përcakton fituesin e vendit të tretë në Copa America.

Në një ndeshje ku fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi uruguaianët ishin më të saktë, shkruan Arbresh.info.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 2-2.

Uruguai e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e tetë përmes Bentacur.

Ndërsa nuk vonoi reagimi i kanadezëve kur në minutën e 22-të, Kone barazoi.

Një minutë më pas Uruguai shënoi mirëpo goli i Pellisterit u anulua për pozitë jashtë loje.

Kanada gjeti golin e epërsisë 10 minuta para fundit të ndeshjes kur realizoi Jonathan David.

Drama nuk kishte të ndalur kur në minutën e 92-të Luis Suarez barazoi rezultatin dhe ndeshja shkoi në penallti.

Në lotarinë e penalltive Uruguai fitoi 4-3, ku të gjithë lojtarët uruguaian që goditën shënuan nga pika e bardhë e penalltisë.

Kurse tek kanadezët gabuan Kone dhe Alphonso Davies.

Pas fitores në penallti Uruguai zë vendin e tretë në Copa America ndërsa, të dielën pas mesnate në ora 2:00 me kohën tonë lokale luhet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Kolumbisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme