Uruguai – Portugali, Pepe barazon rezultatin me kokë

21:16 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Uruguait dhe Portugalia do të kërkojnë të bëhen skuadra e dytë që kalon në çerekfinale të Kupës së Botës. 

Portugalia i ka barazuar shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga mbrojtësi Pepe me kokë në minutën e 55-të. 

Uruguai ka kaluar në epërsi prej 1:0 me një gol të shënuar nga Edinson Cavani (minuta e shtatë) i cili u shërbeu për mrekulli në zonë nga Luis Suarez.

Cavani shënoi me kokë.

Këto dy kombëtare do të sfidojnë njëra-tjetrën në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja mes Uruguait dhe Portugalisë ka filluar nga ora 20:00. /arbresh.info/

https://www.dailymotion.com/video/x6n97ez

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme