Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano ia ka hapur derën largimit duke thënë se shumë klube janë të interesuara për të.
21-vjeçari cilësohet si një ndër yjet e ardhshme dhe kërkohet nga disa gjigantë evropian, transmeton portali arbresh.info.
Qendërmbrojtësi është një ndër arsyet kryesore pse Leipzig janë në garë për titullin e Bundesligës dhe janë kualifikuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Tottenham.
Mirëpo, Upamecano ka thënë që është i fokusuar te klubi gjerman, pastaj në verë do shikojë për të gjitha ofertat.
“Siç kam thënë, jam i fokusuar te RB Leipzig, por ka klube që me duan. Do flas me agjentin dhe prindërit në fund të sezonit. Do të bëjmë vendimin e duhur”, deklaroi ai.
Barcelona, Arsenal, Manchester City dhe Bayern Munich janë klubet kryesore që janë duke e kërkuar francezin./arbresh.info.
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët