Manchester United dhe Juventusi përsëri do të bëjnë pazar.
Gjiganti anglez e dëshiron sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, për sezonin e ardhshëm.
United dhe Zonja e Vjetër kanë raporte të mirë, pasi para dy sezonesh ‘djajtë e kuq’ transferuan Paul Pogba për shifrën e 89 milionë funteve.
Gjasat e transferimit të Paulo Dybalas te Manchester United janë rritur më shumë pas vendimit të Paris Saint-Germain që të mos e provojë transferimin e tij, sipas The Mirror.
PSG u tërhoq nga një transferim i mundshëm i argjentinasit gjatë verës, e Djajtë e Kuq janë ata që po presin menjëherë pas tyre, pas kërkesës së Jose Mourinho-s për përforcime në fazën e sulmit.
United po ashtu raportohet se po e monitoron Antoine Griezmannin, ndonëse interesimi i Barcelonës për francezin mund të bëjë që United ta kthejë vëmendjen sërish vëmendjen kah Dybala. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...